LAJMI I FUNDIT:

Pesëvjeçari merr në kopsht qesen me heroinë, u tha mësueseve se “pluhuri” po e bën të ndihet si “Spidermani” – policia amerikane ia arreston babanë

Pesëvjeçari merr në kopsht qesen me heroinë, u tha mësueseve se “pluhuri” po e bën të ndihet si “Spidermani” – policia amerikane ia arreston babanë

Një djalosh 5-vjeç kishte marrë më vete në kopsht një qese të vogël të najlonit me kokainë, ku u tha shokëve dhe mësueseve se për shkak të këtij “pluhuri” po ndihet sikur “Spidermani”. Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur gjatë javës së kaluar në Masaçusets.

Mësuesja menjëherë kishte njoftuar drejtorin e kopshtit që kishte kontaktuar policinë për t’ia kumtuar këtë lajm të tmerrshëm. Në anën tjetër koloneli, Jim Albert, ka bërë të ditur se vogëlushi ia kishte treguar qesen mësueses të cilës i tha se për shkak të “pluhurit” po ndihet sikurse heroi i filmave të Marvelit, transmeton Telegrafi.


Benny Garcia

Me të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital, kurse policia beson se ai kurrë nuk kishte konsumuar substancën e ndaluar narkotike. E për ta konfirmuar këtë, ata menjëherë kishin shkuar në shtëpinë e tij ku kishin hasur në babanë e tij, Benny Garcia. Aty është konstatuar se ai posedonte 40 qese të vogla me kokainë dhe 70 tjera me heroinë.

Koloneli Albert ka pranuar se qysh kohë më herët ishte lëshuar urdhër arresti për Garcian, nën akuzën për kontrabandim me lëndë narkotike. E ky incident në shkollë, vetëm sa do t’i rëndojë akuzat mbi të. Brenda shtëpisë së tij ishte edhe një foshnje që është marrë nën përkujdesin e shteti, kurse Garcia do të qëndroj në paraburgim derisa të fillojnë seancat gjyqësore ndaj tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori