LAJMI I FUNDIT:

Protestohet kundër përmbaruesve të Maqedonisë të cilët gjobojnë qytetarët e varfër

Protestohet kundër përmbaruesve të Maqedonisë të cilët gjobojnë qytetarët e varfër

Para Ministrisë së Drejtësisë qytetarët me protestë shprehën revoltën e tyre duke akuzuar se mijëra xhirollogari janë bllokuar në mënyrë ilegale ndërsa autoritetet kanë harruar se Maqedonia e Veriut është shtet social dhe vazhdon të mbrojë qindra përmbarues.

Sipas tyre, përmbaruesit gjobojnë qytetarët e varfër për shkak se janë të varfër dhe se durimit i ka ardhur fundi dhe nëse shteti nuk i mbron qytetarët atëherë ata drejtësinë do të kërkojnë vetë. Ata kërkojnë ndryshime në Ligjin e përmbarimit, i cili, sipas tyre, ju vendos rripin në fyt qytetarëve ndërsa përmbaruesit i mbron, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ana Gligorova nga organizata ‘Stop për përmbaruesit’ thotë se për momentin ka 88 mijë xhirollogari të bllokuara ndërsa bashkërisht me personat juridikë janë 130 mijë xhirollogari të bllokuara.


“Në Maqedoni për 10 denarë ndodh që fatura të bëhet 10 mijë denarë, nga 100 euro shkon në 10 mijë euro. Njerëzit këtu nuk mund të jetojnë, bëhet fjalë për gjenocid, bëhet fjalë për një të tretën e pagës apo pensionit që është tepër shumë”, tha Gligorova.

Ata kërkojnë që përmbaruesit të mos kenë të drejtë të bllokojnë xhirollogaritë e  qytetarëve gjithashtu limiti i një të tretës së pagës të ulet në një të pestën e pagës për shkak se pagat janë të ulëta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori