LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesi rus i ‘Sigurisë së Informacionit’ vjen si ambasador në Shqipëri

Drejtuesi rus i ‘Sigurisë së Informacionit’ vjen si ambasador në Shqipëri

Mihail Yurevich Afanasjev do të jetë ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë. Ai ka dorëzuar më 16 nëntor letrat kredenciale te presidenti Ilir Meta.

Mbërritja e ambasadorit të ri është pasqyruar edhe në faqen e Ambasadës së Rusisë në Tiranë, por pa dhënë shumë detaje mbi karrierën e tij diplomatike.


“Në Tiranë ka mbërritur ambasadori i ri i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, z.Mihail Afanasiev. Z.Afanasiev ka lindur në vitin 1954. Karrierën diplomatike e filloi në vitin 1980. Ai ka punuar në Aparatin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe Federatës Ruse, si edhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit. Në vitet 2005-2010 ka shërbyer si ambasador i Rusisë në Etiopi. Para emërimit të tij në Shqipëri ka drejtuar një nga departamentet e MPJ-së. Është i martuar, ka një vajzë”, shkruhet në biografinë e ambasadorit Afanasjev.

Ndonëse nuk thuhet në njoftimin e Ambasadës, Top Channel ka mësuar informacione shtesë mbi karrierën e ambasadorit rus.

Përpara se të mbërrinte në Tiranë, Mihail Yurevich Afanasjev ka drejtuar Departamentin për Informacionin Mbështetës në Ministrinë e Jashtme ruse. Edhe pse informacionet mbi aktivitetin dhe fushat që mbulon ky department janë të pakta, mësohet se një prej objektivave kryesor të punës është siguria e informacionit.

Afanasjev ka udhëhequr disa reforma për forcimin e sigurisë të informacionit dhe teknologjisë në Ministrinë e Jashtme ruse.

Njohës i gjuhës angleze dhe franceze, Mihail Yurevich Afanasjev ka qenë këshilltar në Ambasadën e Rusisë në Paris në vitet 1995 – 1999, ndërsa në 1993 – 1994 ka qenë drejtor i Departamentit për Afrikën dhe Lindjen e Mesme në Ministrinë e Jashtme. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori