LAJMI I FUNDIT:

Bastiset një lokal në Fushë Kosovë, dyshohet se organizohej bixhoz i paligjshëm

Bastiset një lokal në Fushë Kosovë, dyshohet se organizohej bixhoz i paligjshëm

Policia e Kosovës njofton se në Fushë Kosovë me datë 18.11.2019 në orën 20:00, raportohet se njësitë policore, me autorizim të prokurorit të shtetit dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë bastisur një lokal në të cilin kanë qenë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Sipas raportit policor si dëshmi njësitet policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: një Softuer, 4 shtëpiza kompjuteri, një DVR të kamerave të sigurisë, një printer të tiketave dhe një qese të zezë e mbushur me tiketa të luajtura.


Në këtë rast është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar i cili është gjetur duke punuar në lokal, ndërsa pronari i lokalit ende nuk dihet se kush është.

Për rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunalë, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/