LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kosova ka shënuar progres substancial në sundimin e ligjit

Tahiri: Kosova ka shënuar progres substancial në sundimin e ligjit

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi sot se Kosova gjatë dy vjetëve të fundit ka krijuar një legjislacion të ri që synon ta bëjë drejtësinë më të qasshme për qytetarët e saj.

Ai këto komente i bëri në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në kuadër të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së.

Gjatë këtij forumi në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ministri Tahiri përmendi të arriturat në sektorin e sundimit te ligjit siç janë miratimi i Kodit të ri Penal, Pakon e ligjeve të gjyqësorit, Ligjin e ri për konfiskimin e aseteve të paligjshme dhe pakon e ligjeve për të drejtat pronësore.


Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, flet për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë
Lexo po ashtu Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, flet për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë

Tahiri ka folur edhe për rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritjen e buxhetit për sektorin e Drejtësisë, themelimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, agjendën “Drejtësia 2020”, të arritura këto që i japin dimension shumë më të fuqishëm sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Para homologëve të tij të shteteve të rajonit dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, ministri Tahiri tha se Ministria e Drejtësisë ka filluar dhe është në proces të përfundimit të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, që sipas tij është reforma kyçe që do të arrijë një strategji kombëtare për sektorin e sundimit të ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori