LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Gjermani, humb jetën 18-vjeçari nga Prishtina

Aksident në Gjermani, humb jetën 18-vjeçari nga Prishtina
Foto: Ilustrim

Mbrëmë në qytetin Waldburg në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka humbur jetën një 18-vjeçar nga Prishtina, në një aksident trafiku, shkruan albinfo.ch.

Në këtë aksident u përplasën dy vetura, ku 18-vjeçari nga Prishtina, me inicialet B.R. vdiq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.

Mediat gjermane tregojnë se vetura e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (dy fëmijë dhe 2 prindërit).


Po ashtu, policia gjermane ka konfirmuar këtë lajm në mëngjesin e sotëm, ku tha se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht deri në orën 21.15 midis Waldburg dhe Badstuben (rrethi Ravensburg).

Gjithashtu, policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë. /Albinfo.ch/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori