Shqipëria e ka inauguruar folenë e re në përballjen që po e zhvillon ndaj Francës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Edhe pse kemi dështuar të kualifikohemi në Kampionatin Evropian, kombëtarja kuqezi do të ketë një vend të ri ku do t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi, “Arena Kombëtare”.
Shqipëria është duke humbur 1-0 ndaj Francës që e ka siguruar tashmë kualifikimin, por që parasë të fillonte takimi ndodhi një moment qesharak.
Duket se punonjësit e stadiumit kishin harruar që ujitja e barit duhej të bëhej e përpiktë, dhe jo të kalonte jashtë kornizës së fushës.
Tifozët e Kombëtares u befasuan për të keq, pasi uji filloi të drejtohet nga ta dhe i lagu.
Video menjëherë ka qarkulluar në internet dhe duket më shumë si një moment qesharak dhe jo si dështim në stadiumin e ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251