LAJMI I FUNDIT:

Artistë të përzgjedhur do të performojnë në përurimin e Arenës Kombëtare – Era Istrefi bën hapjen me himnin e Kampionatit Botëror

Artistë të përzgjedhur do të performojnë në përurimin e Arenës Kombëtare – Era Istrefi bën hapjen me himnin e Kampionatit Botëror

Të dielën do të përurohet stadiumi më i madh në trojet shqipfolëse, “Arena Kombëtare”.

Franca me Kombëtaren e Shqipërisë do ta kenë nderin që të luajnë lojën e parë debutuese, në stadiumin e ri të shqiptarëve në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.


Përpara ndeshjes, përurimi do të jetë edhe më glamuroz me emrat e artistëve që do të performojnë për gjithë të pranishmit dhe teleshikuesit.

“Anabel” ka zbuluar tashmë listën e këngëtarëve që do të zbresin në qendrën e Arenës Kombëtare atë ditë, për të performuar.

Gjithçka do të nisë me këngëtaren e njohur kosovare, Era Istrefi, e cila do të interpretojë këngën “Live it up”, e cila ishte kënga shoqëruese e Kampionatit Botëror 2018, që u mbajt në Rusi.

Era Istrefi me Nicky Jam dhe Will Smith në finalen e Kampionatit Botëror 2018 në Rusi (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Pas saj, do të jetë Flori që do të këndojë këngën “Kuq e zi”, e më pas Aurela Gaçe me këngën “Xhamadani vija vija”.

Juliana Pasha do të jetë më pas artistja pasuese me interpretimin e himnit kombëtar, gjersa programi artistik do të përmbyllet me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të këndojë për publikun himnin e Francës, “LaMarseillaise”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori