LAJMI I FUNDIT:

Politikanë e gazetarë: Përfaqësuesja e Kosovës dominoi politikën në media

Politikanë e gazetarë: Përfaqësuesja e Kosovës dominoi politikën në media

Sonte në RTV Dukagjini ka filluar emisioni më i ri me Krenare Vokshi-Shala, #Hashtag.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se ndeshjet e futbollit po ndiqen më shumë se ngjarjet politike.

Ai thotë se mbrëmë ka lëshuar një deklaratë se “në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme” e që sipas tij është anashkaluar nga mediat dhe portalet.


Zeka shton se deklaratën e ka bërë qëllimisht për të “testuar” audiencën.

Ai thotë se shumë media tek sot janë marrë me deklaratën që ai ka lëshuar mbrëmë.

Duke folur për ndeshjen, Zeka thotë se Çekia ka ushtruar terror psikologjik mbi skuadrën e Kosovës dhe tifozerinë e saj.

Ish-deputeti thotë se çekët qëllimisht zhvendosur stadiumin e luajtjes së ndeshjes pasi thotë se mbi 10 mijë shqiptarë nga Gjermania kanë qenë të gatshëm të shkojnë në stadium për të mbështetur Kosovën.

“Edhe në tribuna kur u intonua himni i Kosovës, serbët së bashku me çekët kanë bërtitur “vdekje shqiptarëve” e që është ndikim shumë i rëndë psikologjikë”.

Zeka thotë se edhe parulla raciste ka pasur ndaj futbollisteve të Kosovës.

Ish-deputeti thotë se patriotizmi është i shëndetshëm por sipas tij “vetëm në data të caktuara”.

Gramoz Vokrri thotë se nga ndeshje e mbrëmshme ndaj Çekisë është pritur më shumë nga Kosova.

“Kishim një eufori, por rezultati i ndeshjes ka qenë real. Nëse shikojmë analizën e lojës Çekia ka qenë shumë dominuese. Por megjithatë kjo kampanjë e Kosovës duhet vlerësuar pozitivisht”.

Duke folur për patriotizmin në sport, djali i Fadil Vokrrit thotë se edhe prania e politikanëve kosovarë në tribuna është normale pasi thotë se edhe Macron apo Merkel shkojnë për të parë përfaqësueset e shteteve të tyre.

Adrian Çollaku nga Gazeta Blic thotë se ndeshjet e futbollit gjithmonë sjellin shumë vizita për portalet dhe lënë në hije edhe lajmet e rëndësishme politike.

Gazetari thotë se edhe ndeshja me Anglinë do të jetë krye tema e të gjitha mediave pa përjashtim.

Ai ka vlerësuar paraqitjet e Përfaqësueses së Kosovës dhe thotë se kemi një të ardhme të mirë në futboll.

Shkumbin Kajtazi nga Reporteri thotë se ndeshja me Çekinë në portalin ku ai bënë pjesë ka tejkaluar edhe temat më aktuale politike siç ishte rinumërimi i votave.

Ai thotë se është lajm i mirë që ndeshjet e Kosovës po ngjallin një gëzim te njerëzit në Kosovë madje edhe te gazetarët e mediave.

“Në përgjithësi komentet janë pozitive në raport me paraqitjen e lojtarëve të Kosovës”, tha më tej Kajtazi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Boks
Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rivali i La Ligas

Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rivali i La Ligas

La Liga
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli

Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli

Premier League
“Përderisa ai është aty, unë nuk do të vij” - Courtois me përgjigje të qartë ndaj drejtuesve në lidhje me kthimin te Belgjika

“Përderisa ai është aty, unë nuk do të vij” - Courtois me përgjigje të qartë ndaj drejtuesve në lidhje me kthimin te Belgjika

Përfaqësueset
Son i befasuar nga vendimi i Tottenhamit për kontratën e tij

Son i befasuar nga vendimi i Tottenhamit për kontratën e tij

Premier League

"Është turp çfarë po bëjnë" - Harry Kane godet bashkëlojtarët te Anglia

Përfaqësueset
Kalo në kategori