LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të sjellin drogë nga Shqipëria për në Kosovë, ngritët aktakuzë ndaj katër personave

Tentuan të sjellin drogë nga Shqipëria për në Kosovë, ngritët aktakuzë ndaj katër personave

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër katër personave me inicialet A.N., I.B., L.O. dhe V.E., për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPK-së.

Prokuroria Speciale njofton se katër të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., me qëllim që të sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, e duke vepruar në grup, një natë para arrestimit janë takuar në Tiranë, ku janë dakorduar dhe kanë ndarë rolet e tyre, që drogën ta sjellin nga Shqipëria në Kosovë. Ndërkaq, gjatë kohës kur janë arrestuar të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., dhe me rastin e kontrollit nga policia i janë gjetur dhe sekuestruar 55 kg e 432 gram të substancës narkotike të llojit marihuanë.

“Me këto veprime të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.


Tutje në njoftim thuhet se gjatë bastisjes te i pandehuri V.E. është gjetur një revole me mbishkrimin GAP 9 mm, P.A.K., pa numër serik dhe një karikator së bashku me 18 fishek e cila është sekuestruar.

“Me këto veprime V.E., akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPK-së”, përfundon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori