LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen tri armë në rajonin e Mitrovicës

Konfiskohen tri armë në rajonin e Mitrovicës

Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në tri lokacione të ndryshme janë konfiskuar tri armë.

Policia bën të ditur se, në rastin e parë konfiskimi i një pistolete është realizuar gjatë një bastisje të një shtëpie në fshatin Mikushnicë- Skenderaj, me ç’rast është konfiskuar një pushkë e gjuetisë dy tytshe me afat të skaduar të lejes për armëmbajtje.

Rasti i dytë i konfiskimit të një arme të tipit Ecol Firat, një karikator dhe dhjetë predha është realizuar në qytetin e Mitrovicës, gjatë një bastisje në rrugën “Adem Voca”.


Ndërsa rasti i tretë i konfiskimit të një arme është realizuar në fshatin Shupkovc në Mitrovicë, ku pas pranimit të një informate për një mosmarrëveshje në një lokal, policia ju ka përgjigjur rastit, në vendngjarje kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin, ku nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar një armë pistolete TT, një karikator dhe shtatë fishkë.

Policia bën të ditur se tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet përkatëse ku janë intervistuar dhe me urdhër të prokuroreve të rasteve, të dyshuarit janë në fjalë janë liruar në procedura të rregullta dhe ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprat penale “mbajtje në pronësi, posedim, kontrolle dhe shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, kurse ndaj të dyshuarit të tretë, i është iniciuar edhe rasti për veprën penale “kanosje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori