LAJMI I FUNDIT:

Rreth 13,8 milionë persona ndoqën seancat publike për hetimet rreth Trumpit

Rreth 13,8 milionë persona ndoqën seancat publike për hetimet rreth Trumpit

Rreth 13,8 milionë persona në Shtetet e Bashkuara kanë shikuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ditës së parë të seancave dëgjimore publike në hetimet e udhëhequra nga demokratët, për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump.

Kompania Nielsen, ka thënë se 10 rrjete të ndryshme kanë transmetuar drejtpërdrejt seancën, në të cilën kanë dëshmuar diplomatët e lartë amerikanë, William Taylor dhe George Kent.

Megjithatë kjo shifër ka qenë më e vogël në krahasim me 20.4 milionë persona që kanë shikuar nominimin e Brett Kavanaugh, në shtator të vitit 2018, i cili ka fituar pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme, pavarësisht supozimeve për sjellje të keqe seksuale.


Ngjarje tjera të mëdha që kanë fituar vëmendjen e publikut kanë qenë edhe: dëshmia e ish-shefit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), James Comey, që është shikuar nga 19.5 milionë persona dhe dëshmia e ish-avokatit të Trumpit, Michael Cohen (13.8 milionë shikues).

Dëshmia e ish-Këshilltarit Special, Robert Mueller, që është mbajtur në korrik të këtij viti është shikuar nga 12.9 milionë persona.

Kompania Nielsen po ashtu ka vlerësuar se 2.9 milionë persona kanë shikuar mbulimin i që ka bërë rrjeti Fox seancës së fundit publike.

Shumica e komentuesve në Fox kanë mbështetur presidentin, duke e cilësuar këtë ngjarje “mashtrim”.

Dita e dytë e seancave publike është planifikuar të mbahet më 15 nëntor, me ish-ambasadoren amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Azia
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Botë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Kalo në kategori