LAJMI I FUNDIT:

Rruga Brezovicë-Qendër e Skijimit, do të jetë e mbyllur për qarkullim për tri ditë

Rruga Brezovicë-Qendër e Skijimit, do të jetë e mbyllur për qarkullim për tri ditë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se për tri ditë rresht, rruga Brezovicë- Qendër e Skijimit do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Në njoftimin e MIT-së, thuhet se kjo është për shkak të punimeve që po bëhen në atë pjesë.


“Ju njoftojmë se për shkak të zhvillimit të punimeve -asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga sot 15 nëntor e deri të dielën, më 17 nëntor 2019, rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim, për të gjitha automjetet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MIT-së. /Telegrafi/