LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në një shkollë në Los Angeles, një i vdekur dhe disa të plagosur – arrestohet nxënësi 15-vjeç që kreu sulmin

Të shtëna në një shkollë në Los Angeles, një i vdekur dhe disa të plagosur – arrestohet nxënësi 15-vjeç që kreu sulmin

Një nxënës 15-vjeç nga Kalifornia është arrestuar dhe transportuar në spital për tretman, pasi kreu sulmin me armë në një shkollë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën disa tjerë – dy për të cilët raportohet se janë në gjendje kritike.

Të shtënat me armë ndodhën në orët e para të mëngjesit në shkollën e mesme Saugus në Santa Clarita, rreth 40 milje larg Los Angelesit, transmeton Telegrafi.


Sherifi i Los Angeles, Alec Villanueva, ka shkruar në Twitter se i dyshuari është arrestuar dhe më pas dërguar në spitalin më të afërt për tretman.

Nxënësi i paemëruar nga shkolla e mesme Saugus, është kapur kur forca të shumta të policisë u futën në një shtëpi në afërsi të shkollës.

Në anën tjetër, Henry Mayo Neëhall nga spitali ku janë trajtuar të plagosurit, ka konfirmuar se një femër ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, derisa dy pacientë tjerë janë në gjendje kritike. /Telegrafi/