LAJMI I FUNDIT:

BQK: Banka TEB nuk është blerë nga biznesmenët rusë

BQK: Banka TEB nuk është blerë nga biznesmenët rusë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës fton të gjithë opinionin që të mos bien pre e informacioneve të publikuara në rrjetet sociale në lidhje me shitblerjen bankës TEB nga biznesmenët rusë.

Në BQK nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për ndërrim të pronësisë së kapitalit aksionar të kësaj banke, e cila që nga fillimi është nën pronësi të BNP Paribas Fortis Yatırımlar Holding A.Ş. dhe Çolakoğlu Group Joint Venture.

“Banka TEB së bashku me bankat tjera që janë të licencuara, kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë, i cili ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të jashtme, veçanërisht në sektorin financiar. Banka Qendrore e Kosovës siguron të gjithë qytetarët se i gjithë sektori financiar është i sigurt dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në sqarim.


Në fund, BQK thotë se si mbikëqyrës i sistemit financiar do të vazhdojë të punojë në mbajtjen e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë dhe do të përmirësojë vazhdimisht mjedisin ekonomik, në të cilin industria financiare operon. /Telegrafi/