LAJMI I FUNDIT:

Google futet në tregun financiar, do ta ofrojë ‘xhirollogarinë e mençur’

Google futet në tregun financiar, do ta ofrojë ‘xhirollogarinë e mençur’

Google është bërë biznesi i fundit i teknologjisë që hynë në tregun financiar duke ofruar llogari rrjedhëse.

Platforma e kërkimit tha se planifikon të bashkëpunojë me bankat në SHBA për të ofruar “xhirollogari të zgjuara”, përcjell Telegrafi.


Kompania tha se shërbimi që do të nisë përmes “Google Pay”, do t’u lejojë përdoruesve të shtojnë mjetet analitike të Google në produktet tradicionale bankare.

Po ashtu, Facebook ka lëshuar në përdorim një sistem të ri pagesave të quajtur “Facebook Pay”, i cili do të jetë në dispozicion në Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

Facebook ofron sistemin e pagesave 'Facebook Pay'
Lexo po ashtu Facebook ofron sistemin e pagesave 'Facebook Pay'

Ky sistem mund të përdoret për t’i dërguar para miqve, për blerje ose për bamirësi. /Telegrafi/