Dy figura qendrore në procesin hetimor mbi Presidentin amerikan Donald Trump po ofrojnë sot për të dytën herë variantin e tyre të ngjarjeve në dëshmi para ligjvënësve.
Dëshmitë e tyre janë të parat që bëhen në seanca publike në kuadër të hetimeve që mund të çojnë në procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit Donald Trump.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, George Kent dhe Ambasadori amerikan në Ukrainë, William Taylor po u përgjigjen pyetjeve të ligjvënësve lidhur me kontaktet e presidentit me udhëheqësin ukrainas, të cilat sipas demokratëve përbëjnë shkelje të autoritetit për përfitim politik personal.
Kjo është hera e dytë që Ambasadori Taylor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Kent dëshmojnë para ligjvënësve në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin.
Por për herë të parë ata japin dëshmi në seanca me dyer të hapura, pas këmbënguljes së republikanëve se demokratët po zhvillonin hetime në fshehtësi.
Të dy ata në dëshminë e tyre shprehën shqetësim të qartë lidhur me presionin ndaj Ukrainës duke pezulluar ndihmat dhe për praktikat e ndjekura në kontaktet me udhëheqjen ukrainase, që anashkalonte linjat zyrtare të komunikimit.
Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, George Kent, foli për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në Ukrainë, por ai u shpreh kritik ndaj praktikave të ndjekura, të cilat janë në qendër të hetimeve dhe që ai i përshkroi si akte që minojnë sundimin e ligjit:
“Bazuar në parimet e përgjithshme, nuk besoj që Shtetet e Bashkuara duhet t’u kërkojnë vendeve të tjera të angazhohen në hetime apo ndjekje penale të përzgjedhura dhe me ngjyrim politik, kundër kundërshtarëve të atyre që janë në pushtet, pasi akte të tilla të specifikuar minojnë shtetin ligjor, pavarësisht se me cilin vend bëhet kjo tentative”.
Zoti Kenti foli për Burismën dhe shqetësimet që kishin pasur zyrtarët amerikanë për korrupsion nga drejtuesi i kësaj kompanie, si dhe problemin e përfshirjes në bordin drejtues të kësaj kompanie të djalit të ish-nënpresidentit Biden. Por ai nënvizoi se hetimet lidhur me shqetësimet për korrupsion duhet të zhvillohen nga institucione ligjore, dhe jo përmes presionit nga zyrtarë individualë.
Në mbyllje të dëshmisë së tij ai veçoi shqetësimet lidhur me veprimet e zotit Rudy Giuliani për të diskredituar, siç e përshkroi ai, diplomatë amerikanë, dhe shprehu tronditjen që tha se kishte ndjerë kur këto përpjekje çuan në largimin nga detyra të ambasadores amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch.
Zonja Yovanovitch është një ndër zyrtarët e tjerë të thirrur për të dëshmuar gjatë javës.
Shqetësimeve të ngritura nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit George Kent u bëri jehonë edhe ambasadori amerikan në Ukrainë, William Taylor, i cili e mori fjalën më pas.
Ai u shpreh kritik ndaj presionit që i ishte bërë udhëheqjes së Ukrainës nga kanale jo-zyrtare komunikimesh, që anashkalonin institucionet e rregullta:
“Po ballafaqohesha me një linjë jo-zyrtare, të parregullt komunikimesh lidhur me Ukrainën, që nuk jepte llogari para Kongresit, një linjë që nuk respektonte praktikat e komunikimit përmes Departamentit të Shtetit. U bëra gjithnjë e më i shqetësuar nga operimet e kësaj linje që përfshinte përfaqësuesin e Presidentit Trump për Ukrainën, Kurt Volker, Ambasadorin amerikan në BE, Gordon Sondland, Sekretarin e Energjetikës, Rick Perry, zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney dhe avokatin personal të presidentit Rudy Giuliani”.
Zoti Taylor vazhdoi të jepte hollësi të bisedave dhe shkëmbimeve si brenda zyrtarëve në këtë linjë komunikimesh si dhe kërkesave që ata u kishin përcjellë udhëheqjes së Ukrainës. “U shqetësova,” shprehet zoti Taylor, “pasi linja e parregullt apo jozyrtare, po vepronte në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme amerikane kundrejt Ukrainës”. Ai përmendi se këto akte e kishin shtyrë deri pranë dorëheqjes.
Dy figurat e thirrura për të dëshmuar sot do të vazhdojnë t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të komisionit në orët e ardhshme.
Në qendër të debatit është telefonata e 25 korrikut mes zotit Trump dhe homologut ukrainas, Volodimir Zelenski, të cilit presidenti amerikan i kërkoi të hapte hetime mbi pretendentin demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, punësimin e të birit, Hunter Biden në një kompani energjetike ukrainase si dhe teorinë, tashmë të rrëzuar, se Ukraina kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të 2016. Në momentin e telefonatës presidenti kishte ngrirë 391 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-68-780x439.jpg)
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti