Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar të kritikojë Lëvizjen Vetëvendosjen pse po do, sipas tij, t’ia marrë tri mandate në Kuvend, duke përkrahur, siç ka thënë ai, votat e jashtëligjshme të ardhura nga Serbia.
“Ne protesta nuk bëjmë dhe nuk i kallim institucionet. S’është mirë me pasë qeveri që në shumicën e vetë parlamentare ka mandate të grabitura. Nuk ia ka dhënë populli. Kujt je tu i marrë ti mandate? Gëzoji ato. Kaq’’, ka thënë Limaj sonte në RTK.
‘’S’mundesh me i marrë deputetët që m’i ka dhënë populli mua. Populli ty t’i ka dhënë 29. Mbaji tuajat. Kqyri punët e tua. Ke dalë partia e parë, urime. Çka ti sot kur synon me këso veprime e kontrabandë. Çfarë sigurie jep për të ardhmen’’, ka thënë Limaj për VV-në.
Limaj tutje ka thënë se Vetëvendosje brenda pak ditësh ndryshoi deklaratat rreth votave të ardhura serbe, vetëm për të marrë tri mandate më shumë nga partia e tij.
‘’Janë tri komunikata të partisë të cilët kërkojnë refuzimin. Sot thojnë ndryshe. Cilën me marrë si të mirëqenë ne. Me e akuzu një panel që po bën pazar, a para një jave ke pasë një qëndrim indentik me atë që e ka marrë vendimin PZAP. Ne jemi t’u fol me ligj. I dëgjuam duke thënë që janë të paligjshme. Cilës deklaratë me i besu, cila është e vërteta’’, ka pyetur Limaj.
Tutje Limaj e ka quajtur hipokrite Vetëvendosjen, duke pyetur se si mund t’i besohet një Qeverie të tillë që do të marrë mandate me vota të jashtëligjshme.
‘’Nuk duhet me ataku shtetin kështu, e me thënë ke bë pazare. Mundesh me pasë mendim të gabuar, s’je profesionist. Nuk bën një anëtar i KQZ për një javë me e ndërru mendimin. Vendimi i njëjtë me fjalët e tua që i ke thënë para tri dite. Nuk bën. Cka ke ba sot? Pse me ataku një instituion të pavarur. Se e ke pa që përmes votave të kontrabanduara po i fiton tre deputetë. Nuk është korrekte një parti që po do ta drejtojë shtetin, me thënë pazar, për dicka që dje ke thënë është ligjore. Sot veprimi i tyre tregon hipokrizi dhe heqje të maskave’’
“Si po mendoni me i pasë tre deputetë më tepër me vota të parregullta? Çka po të duhen ata. Si i pranon një parti. Çfarë mesazhi po më con ti që po do të vish në Qeveri. Që mbron vota të paligjshme’’, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për tri raste të dhunës në familje në 24 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze