LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci pëson humbje në Bullgari nga Academic Bultex 99

Rahoveci pëson humbje në Bullgari nga Academic Bultex 99

Rahoveci ka pësuar humbje nga Academic Bultex 99 në Bullgari me rezultat 95:78 (25:21, 27:12, 21:23, 22:22) në Ligën Ballkanike.

Çereku i parë ishte i barabartë, megjithatë, vendësit e fitojnë 25:21. Dallimi u bë në periodën e dytë që e fituan bullgarët 27:12, duke arritur epërsi të lartë, që e ruajtën deri në fund.

Vreshtarët u munduan në pjesën e dytë që të kthejnë rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit. 21:23 ishte rezultati i çerekut të tretë dhe 22:22 ai i dhjetëminutëshit të fundit.


Te skuadra bullgare u dalluan Shakir Smith me 20 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Vasil Bachev me 19 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, kurse te Rahoveci u dalluan Alban Veseli me 19 pikë dhe Justin Gray me 16 pikë.

Kjo ishte humbja e tretë për Rahovecin nga tri ndeshje të zhvilluara në BIBL, derisa Academic shënoi fitoren e parë në ndeshjen e parë për këtë edicion.