Këshilli i Gjyqtarëve vendosi që Kacarska vepron në mënyrë profesionale në rastin “Tanku”
Këshilli i Gjyqtarëve vendosi që gjyqtarja Dobrila Kacarska vepron në mënyrë profesionale dhe me ndërgjegje në rastin “Tanku” kundër ish-ministres së mbrojtjes, Gordana Jankulloskës, informon “Telma”.
Jankuloska paraqiti ankesë dhe kërkoi që të shkarkohet gjyqtarja që e dënoi atë me 6 vjet, ndërsa pastaj Apeli e uli dënimin e saj në 4 vjet. Kryetari i trupit gjykues vetëm konfirmoi se ata kishin ndaluar procedurat kundër dy gjyqtarëve, por nuk dëshironte të zbulonte emrat e tyre sepse ishin të fshehtë.
Por opinioni ishte i pranishëm kur Këshilli i Gjyqtarëve dëgjoi argumentet e gjykatësit dhe ish-ministres e cila përfaqësohej nga burri i saj, i cili është edhe një avokat, Vllatko Ilievski. Ai tha se Kacarska ishte e njëanshme dhe se e ka diskriminuar Jankulloskën sipas gjinisë dhe orientimi politik. Ndërsa ishte shtatzënë në gjykatë, të drejtat e saj si grua dhe nënë u shkelën, ndërsa nuk u trajtua në mënyrë të duhur me intensitetin dhe kohëzgjatjen e gjykimeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251