LAJMI I FUNDIT:

Rregullorja e disiplinës e krijuar nga Lampard për lojtarët e Chelseat rrjedh në internet – dënime të majme për vonesa

Rregullorja e disiplinës e krijuar nga Lampard për lojtarët e Chelseat rrjedh në internet – dënime të majme për vonesa

Pas një edicioni të mirë në krye të Derbyt në Championshipit, Frank Lampardit iu ofrua roli i tij i ëndrrave në klubin në të cilin ai ishte një legjendë.

Megjithë problemet e Chelseat për ndalimin e transferimeve, ka pasur shumë skeptikë, por ai i ka hedhur poshtë fjalët e tyer deri tani.

Nisi me një humbje të rëndë prej 4-0 ndaj Manchester United dhe dukej se do të ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë për Lampardin në krye të Blues.


Në ndeshjet e radhës, ai me lojtarë të rinj, arriti të krijojë një ekip që po sjell rezultate dhe aktualisht janë në me 26 pikë në vendin e tretë, me një pikë më pak se Leicester i cili zë vendin e dytë.

Lampard madje ka arritur t’i promovojë lojtarë si Fikayo Tomori, Mason Mount dhe Tammy Abraham.

Për të ardhur te kjo Lampard ka një rregullore që i bën lojtarët ta japin maksimumin dhe të jenë të përpiktë.

Ai e ka krijuar një ‘listë të shkëlqyeshme’, por që ka rrjedhur në rrjetet sociale, ku janë të shkruar 12 rregulla.


  1. Vonesë për ditën e ndeshjes / Largimi nga ekipi i parë dhe 2,500 funte dënimin
  2. Vonesë për paraqitje në trajnim – 2,500 funte (plus 2.500 funte për çdo 15 minuta pas)
  3. Vonesë në palestër – 1.000 funte
  4. Vonesë për stërvitje – 2,500 funte
  5. Vonesë për Takimet me Ekipin – 500 funte për minutë
  6. Vonesa për fillimin e stërvitjes – 20,000 funte
  7. Thirrja telefonike gjatë ushqimit ose takimit me ekipin – 1000 funte
  8. Veshja / komplete të gabuar për ndeshjet mysafir dhe ditën e ndeshjes – 1000 funte
  9. Mos kthimi me ekipin pas ndeshje me autobusin e ekipit pa dhënë njoftim 48 orë më herët te menaxheri ose asistent menaxheri – 5 mije funte  
  10. Refuzimi i detyrave të klubit / apo komunitetit – 5,000 funte
  11. Raportimi me vonesë i sëmundjes ose dëmtimit një ditë ose 1 orë 30 minuta para stërvitjes – 10,000 funte
  12. Vonesë për takimet mjekësore – 2,500 funte

Në listë shkruan se të gjitha gjobat duhet të paguhen brenda 14 ditësh ose përndryshe të gjitha gjobat e papaguara do të dyfishohen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Si ndodhi shkëmbimi Doncic - Davis: Asnjëri nga lojtarët nuk ishte në dijeni, por as trajnerët e dy klubeve

Si ndodhi shkëmbimi Doncic - Davis: Asnjëri nga lojtarët nuk ishte në dijeni, por as trajnerët e dy klubeve

NBA
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori