Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës u bë miratimi paraprak i kërkesës nga subjekti “Banka Credins Kosovë” për licencim si bankë në vendin tonë.
Kërkesa për licencim nga “Banka Credins Kosovë” e dorëzuar në BQK gjatë këtij viti është vlerësuar pozitivisht duke u bazuar në kërkesat e Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare dhe të Rregullores për Licencimin e Bankave dhe Degëve të Bankave të Huaja.
Subjekti “Banka Credins Kosovë” ka paraparë të ofrojë në tregun bankar të vendit tonë një gamë të gjerë të shërbimeve bankare bashkëkohore me kushte konkurruese. Themelues dhe aksionar i vetëm i saj është “Banka Credins Sh.A.” nga Shqipëria, e cila operon nga viti 2003 dhe është një prej bankave më të mëdha.
Gjatë periudhës së ardhshme konform legjislacionit në fuqi, subjekti “Banka Credins Kosovë” duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet e përcaktuara ligjore për fillimin e operacioneve të saj.
Rrjedhimisht, me përcaktimin afirmativ të Bankës Qendrore rreth plotësimit të këtyre kushteve, subjekti “Banka Credins Kosovë” kualifikohet që potencialisht të marrë licencën për të operuar si bankë e re në vendin tonë, gjë për të cilën, opinioni publik do të informohet me kohë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur