Fermerët po shprehen të shqetësuar me anulimin e granteve për fermat e vogla. Ndërkaq, në Ministrinë e Bujqësisë thonë se kjo po ndodh për shkak të disa ndryshimeve por që fermërt nuk do të dëmtohen.
Anulimin e granteve për fermat e vogla nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po e sheh si lojë të kësaj Ministrie fermerin nga fshati Studenicë e Istogut, Ramadan Zeqiraj.
Ai thotë se me anulimin e granteve është dëmtuar financiarisht.
“Është anuluar programi komplet. Shqetësimi ynë si fermer të vegjël është shumë i madh. Minimumi 500-600 euro çdo fermer ka shpenzuar për të aplikuar për këto projekte për të fituar diçka…Nuk ka projekt nën 500 euro. Duhet biznes plani, letrat e komunës, te arkitekti, shpenzimet janë të mëdha”, deklaroi Ramadan Zeqiraj për RTV Dukagjini.
Zeqiraj bën apel që Ministria e Bujqësisë, të mos bëjnë lojëra.
“Kisha bërë apel të Ministria të mos bëjnë lojëra. Këto janë lojëra me kokë të njeriut. Emocionalisht kjo shkatërron kokën e njeriut”, deklaroi më tej Ramadan Zeqiraj.
Në përgjigjen elektoronike dërguar në RTV Dukagjini, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë thënë se kanë paraparë disa ndryshime në udhëzimin administrativ ndërsa fermerët nuk do të dëmtohen me këto ndryshime.
“Në momentin që përfundojnë të gjitha procedurat e parapara me këtë rregullore, do të dërgohet për nënshkrim në kabinetin e ministres në detyrë të MBPZHR-së dhe shtatë ditë pas nënshkrimit, udhëzimi hyn në fuqi. Pas nënshkrimit, do të fillojë edhe vlerësimi i të gjitha aplikacioneve të fermerëve, të cilët tashmë kanë aplikuar dhe presin mbështetje përmes këtij programi. Po ashtu, duhet theksuar se asnjë nga fermerët që kanë aplikuar nuk do të dëmtohet me këtë rast, pasi që nuk do të ketë asnjë kosto shtesë në procedurat e mëtejmë të vlerësimit të atyre aplikacioneve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?