Nisma Socialdemokrate pas vendimit ka përshëndetur vendimin e PZAP-it lidhur me votat e ardhura nga Serbia.
Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka thënë se vendimi i PZAP-it ka treguar që në Kosovë ka institucione që respektojnë ligjin.
“Sot Kosova nga vendimi i PZAP-it për të anuluar ato kuti kontrabande të ardhura nga serbia, është më e sigurt, është ligjore. Është një Kosovë që ka institucione të cilat e mbrojnë ligjin. Besoj që të gjithë sot ne jemi shumë më të sigurt dhe kemi më tepër motiv në respektimin e ligjit. Kjo për shkaks e vendimi i PZAP-it ka treguar që në Kosovë ka institucione që respektojnë ligjin, institucione të cilat mbrojnë barazinë e qytetarit të Kosovës. Shteti ligjor mbrohet çdo ditë dhe avancohet çdo ditë. Çdo gjyqtar dhe anëtar i PZAP-it duhet të ndihet krenar që sot me vepër kanë mbrojtur shtetin ligjor. Ne jemi krenar për punën e tyre. Sot i kërkoj gjithë Kosovës se ka burra e gra me integritet profesional dhe karakter njerëzor që shtetin ligjor e kanë të shenjtë”, ka thënë ai përcjell Telegrafi.
Limaj ndër të tjera ka thënë se me këtë vendim të PZAP-it dëshmohet se KQZ nuk kishte shpallur më ehrët asgjë.
“Anëtarët e PZAP-it treguan se sot ata nuk ndikohen dhe se dëgjojnë e respektojnë vetëm ligjin. PZAP sot e ka bërë një shërbim të madh për proceset demokratike në Kosovë. E ka kthyer integritetin e zgjedhjeve të Kosovës. Ka interveneuar për ta kthyer rezultatin e rregullt ashtu siç kanë vendosur qytetarët e Kosovës. Në të gjithë si qytetarë si subjekte politike duhet t’i shprehim mirënjohje PZAP-it që kthej ligjshmëri me ëktë vendim përpara se institucionet të dalin nga rruga e parregullt. Ata e kanë pranuar si të bazuar ankesën tonë duke i anuluar ato vota të parregullta kontrabande të hyra nga serbia”, ka theksuar ai duke shtuar se nga kjo Nisma me partnerët është parti parlamentare.
“KQZ ka shpallur rezultate të parregullta më herët. Vendimi që sot PZAP-i mori edhe për numërimin e mbi një mijë kutive tregon që KQZ atë ditë nuk ka shpallur asgjë. Me rezultatet e rregullta ashtu siç e kërkon ligji, Nisma dhe partnerët janë parti paralamentar dhe ne do të vazhdojmë fuqishëm me aktivitetin tonë parlamentar. Nga sot edhe me vendim të PZAP-it, ne jemi në parlament me vota të rregullta. PRej 5.012 ne jemi parti parlamentare me 6 mandate në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur ai.
Ndryshe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidateve për deputet, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019.
Në njoftimin e bërë nga PZAP për media thuhet se PZAP-i vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tregtia me Izraelin dhe Iranin, Shqipëria preket nga bllokada
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë