Mali i Zi është duke rritur gradualisht buxhetin e tij për nevojat ushtarake dhe po dërgon ushtarë në misionet jashtë vendit. Prej futjes në NATO, Mali i Zi ka nënshkruar dy kontrata të mëdha për blerjen e armëve.
Gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm amerikan Mike Pompeo në Podgoricë është nënshkruar një marrëveshje me Malin e Zi për blerjen e 67 automjeteve të blinduara amerikane, në vlerë prej rreth 36 milionë dollarësh. Kjo është blerja e parë e automjeteve të këtilla për nevojat e Ushtrisë malazeze në 40 vitet e fundit. Fjala është për automjetet e njohura si “hamer”, të kompanisë së njohur amerikane “Oshkosh”. Kontigjenti i parë vjen vitin e ardhshëm dhe Mali i Zi do të jetë vendi i parë evropian, i cili do të ketë në dispozicion automjete të këtilla. Automjetet janë blerë me kredi.
“Këto automjete paraqesin një përparim të madh në modernizimin e Ushtrisë malazeze. Forcat tona këmbësore do të arrijnë me këto automjete nivelin e domosdoshëm përgatitor për stërvitje, lëvizje, mbrojtje… Këto përgatitje janë në harmoni me përgatitjen e forcave tjera të NATO-s“, thonë për Deutsche Wellen përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo është porosia e dytë e madhe e Malit të Zi prej futjes së këtij vendi në NATO. Mali i Zi ka blerë vitin e kaluar nga Kanadaja tre helikopterë, në vlerë prej 30 milionë dollarësh. Blerje të tilla më parë kanë qenë të paparamendueshme për Malin e Zi. Në opinion është thënë më parë, se Ushtaria malazeze është e vogël dhe pa pajisje të mira. Autoritetet thonë, se me përgatitjet e fundit ushtria malazeze do të arrijë nivelin e duhur për mbështetjen e njësive në terren, mbështetjen ajrore dhe evakuimin e domosdoshëm në rast nevoje, por edhe për ndihmën e popullatës në raste emergjente.
Gara për armatim në Ballkan
Prej hyrjes së Malit të Zi në NATO ky vend ka ndarë vitin e kaluar 20 milionë euro për buxhetin e mbrojtjes, ndërsa vitin që vjen do të ndajë edhe 46 milionë të tjera. Por edhe më shumë se kaq. Në Ministrinë e Mbrojtjes thonë, se dy vitet e fundit kanë marrë donacione të shumta nga SHBA, në fushën e komunikimit por edhe mjekësisë. Ndërsa Gjermania i ka dhënë Malit të Zi gjashtë automjete të blinduara për patrullime, të tipit Mercedes Benc. Donacioni më i madh do të vijë më vonë – një radar i kalibrit të madh, me të cilin Mali i Zi mund të vëzhgojë hapësirën e vet ajrore. Për momentin hapësira ajrore e Malit të Zi kontrollohet nga avionët e vendeve anëtareve të NATO-s: Italisë dhe Greqisë. Mali i Zi pret që ky radar të instalohet deri në vitin 2021.
Amerikanët jo vetëm që u shesin armë partnerëve të tyre në Ballkan, por u japin edhe donacione. Portali Rrjeti për Sigurinë në Ballkan ka publikuar të dhënat, sipas së cilave SHBA ka ndarë ndihma për katër vende të Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 110 milionë dollarësh. Paratë janë ndarë për ushtritë e Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë.
Paratë e ndara nga buxheti malazez janë megjithatë shumë të pakta në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mediat dhe analistët thonë, se gara kryesore në armatime po zhvillohet mes Serbisë dhe Kroacisë, të cilat investojnë me qindra milionë euro për nevojat ushtarake. Serbia ka marrë ndihma ushtarake edhe nga Rusia.
Interesante është që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur së fundi për herë të parë në kontekstin e armatimeve edhe Malin e Zi: „Po armatosen Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet tjera të rajonit. Po shohim se po armatosen edhe shqiptarët e Kosovës dhe Metohisë si dhe Mali i Zi – të gjitha po i vëzhgojmë“, theksoi Vuçiq. Autoritetet malazeze nuk duan ta komentojnë këtë deklaratë të Vuçiqit, por sugjerojnë se “të gjithë po i shikojnë me vëmendje trendet aktuale botërore, kur bëhet fjalë për armatime dhe pajisje“.
„Modernizimi i Ushtrisë malazeze nuk po bëhet vetëm në kuadër të plotësimit të kushteve të NATO-s, por edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare. Vendimi për armatimin merret pas analizave të hollësishme”, thuhet në Ministrinë e Mbrojtjes.
Buxheti ushtarak po rritet
Prej futjes në NATO, buxheti i Malit të Zi për nevojat ushtarake është rritur. Për vitin 2018 janë ndarë 54 milionë euro, ndërsa këtë vit do të ndahen 61,6 milionë. Pritet që buxheti në vitet në vijim të shtohet. “Mali i Zi do të arrijë në vitin 2024 të ndajë nivelin e kërkuar prej 2% të produktit bruto për nevojat ushtarake”, thonë autoritetet.
Një pjesë e opozitës malazeze pohonte para futjes në NATO se Mali i Zi do të ketë probleme të mëdha me financimin e kërkuar. Ata mendojnë se do të ishte më mirë që paratë e shpenzuara për nevojat ushtarake të jepen për arsim, shëndetësi dhe nevoja të tjera. Por autoritetet thonë, se Mali i Zi do të detyrohej të ndajë edhe më shumë para, sikur të mos ishte pjesë e NATO-s. Numri i ushtarëve malazezë nuk është rritur prej futjes në NATO. Tani është futur mundësia e shërbimit vullnetar të ushtrisë. Ushtria malazeze ka momentalisht 2.368 ushtarë.
Misionet jashtë vendit
Ushtarët malazezë kanë shkuar vitet e fundit edhe në shumë misione jashtë vendit – më së shumti në Afganistan. Serbia ka protestuar ashpër pas vendimit të Malit të Zi që të dërgojë në Kosovë një oficer në kuadër të njësive të KFOR-it. Vitin e ardhshëm Mali i Zi do të dërgojë dy ushtarë në Irak, por më së shumti vëmendje ka zgjuar vendimi i autoriteteve malazeze për dërgimin e misionit ushtarak në Letoni, në kuadër të njësive të NATO-s për mbrojtje nga Rusia. Autoritetet malazeze thonë se ky vend është i vogël, por i vendosur që të japë kontributin e tij për mbrojtjen kolektive. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime