Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ka pritur në një vizitë Dr. Denis Mukwege – Laureatin e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2018.
Në këtë takim Dr. Mukwege u shoqërua nga drejtoresha e Fondacionit Mukwege znj. Esther Dingemans, si dhe ekipi i tij dhe përfaqësuese të rrjetit Sema, Vasfije Krasniqi dhe përfaqësuese nga Sudani Jugor dhe komuniteti Jazidi nga Iraku. Përfaqësues të Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e Torturës, Feride Rushiti, ishin gjithashtu prezent, si organizatë që ftoi dr. Mukwege në Kosovë.
“Komisioni Qeveritar shprehu vlerësime të larta për vizitën e Dr. Mukwege në Kosovë, si një mbështetje që vjen drejtpërdrejt për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe për angazhimin e shtetit të Kosovës në adresimin e këtij mjeti të luftës. Komisioni Qeveritar gjithashtu vlerësoi angazhimin e pakursyer të Dr. Mukwege në ngritjen e vetëdijes dhe në ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së nevojshme për të mbijetuarit në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës.
Tutje në njoftim thuhet se Komisioni e njoftoi Dr. Mukwegen për punën e bërë që nga themelimi i tij në vitin 2018 e deri më sot, progresin e arritur deri më tani në trajtimin e rasteve të aplikimeve për njohjen e statusit si dhe sfidat që po e përcjellin këtë proces kaq të ndjeshëm.
“Në takim, u shkëmbyen përvojat e Kosovës në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës, si një nga modelet më të mira në botë që ekzistojnë për rastet e reparacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Komisioni iu përgjigj pyetjeve që ishin me interes të Dr. Mukwege si dhe i prezantoi procedurat e punës deri në marrjen e vendimit, e gjithashtu ofroi edhe rekomandimet e tij se si kjo përvojë të përcillet edhe vë vendet e tjera që kanë kaluar konflikte të armatosura”, vijon njoftimi.
Në fund, Dr. Mukwege e përgëzoi Komisionin për punën e jashtëzakonshme që po bën me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe se është krenar që Kosova ka arritur të ndërtojë një model kaq të suksesshëm i cili do të shërbejë si model edhe për vendet e tjera që kanë kaluar konfliktin e armatosur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?