LAJMI I FUNDIT:

10 ish MPJ i bëjnë thirrje BE-së ta rregullojë gabimin strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

10 ish MPJ i bëjnë thirrje BE-së ta rregullojë gabimin strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Siç raportojnë nga AIM, kundërshtimi i fillimit të negociatave inkuadruese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është gabim strategjik dhe i minon autoritetin dhe kredibilitetin e BE-së, shkruan në letrën e hapur të 10 ish ministrave të Punëve të Jashtme, midis të cilëve edhe ish shefat e diplomacisë së Greqisë dhe Maqedonisë Nikos Kotziasdhe Nikolla Popovski, të cilët njëherit i bëjnë thirrje Unionit t’i tejkalojë dallimet për çështje konkrete.

Letrën e hapur e publikon gazeta greke “Ta nea”, ndërsa nënshkrues janë, përveç Popovskit dhe Kotzias, edhe ish kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Igor Lukshiq, ish zëvendëskancelar dhe ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel, ish zëvendëskryeministrja e Kroacisë dhe ish MPJ, Vesna Pushiq, si dhe ish shefat e diplomacive të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i Qipros, Joanis Kasulidis, i Bullgarisë, Kristijan Vgenin, i Austrisë, Karin Knajsëll dhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svilanoviq.

Ata shkruajnë se bllokada e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e vë nën pikëpyetje aftësinë e Unionit për krijim të rilidhjeve strategjike dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.


“Kundërshtimi i fillimit të negociatave inkuadruese është gabim strategjik që kontribuon në përforcimin e statusit quo të Ballkanit Perëndimor dhe në mosaktivitetin e BE-së në një mjedis gjithnjë e më të paqëndrueshëm gjeopolitik. Detyra e Bashkimit Evropian është të kontribuojë në stabilitet dhe sigurinë e Evropës Juglindore. Për atë, integrimin e Ballkanit Perëndimor duhet ta kuptojë si element të politikës përgjegjëse, ndërsa jo si barrë. Përveç asaj, kundërshtimi i fillimit të negociatave inkuadruese me vendet e lartpërmendura i minon autoritetet dhe kredibilitetin e BE-së”, shkruan në letrën e ish shefave të diplomacive.

Thonë se procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor është proces stabilizues në rajon, por edhe një lloj i çelësit strategjik për BE-në të ketë ndikim politik ndërkombëtar dhe i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndërmarrë përgjegjësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori