A po bëhet luks uji për banorët e Strugës e jo nevojë e përditshme? Qytetarët e Strugës, si qytet që gjendet afër sasive të mëdha të ujit edhe në këtë periudhë të vitit ka problem serioz me furnizimin e rregullt të ujit.
Tetorin banorët e Strugës e kanë kaluar me nivel më të ulët të ujit, presion të ulët në katet e sipërme të ndërtesave kurse shtëpitë kanë pasur ndërprerje nga disa orë.
Kritike është edhe në Tatesh të Poshtëm dhe të Epërm, Veleshtë dhe Belicë të Poshtme. Nga ndërmarrja publike “Proakua” arsyetohen që kjo ka të bëjë me nivelin e ulur të burimeve në Belicë të Epërme dhe Shum.
“Kishte ndërprerje thuajse tërë muajin tetor, prej orës 22 deri në orën 6 të mëngjesit për shkak të gjendjeve hidrologjike gjegjësisht burimet pësuan rënie drastike. Nga 4 nëntori kur edhe ranë reshjet e para të shiut pas një kohe të gjatë, gjendja hidrologjike është përmirësuar dhe tani nuk kemi ndërprerje..”-tha Jonçe Dokoski- “Proakua” Strugë.
Për momentin, rezervuarët janë të mbushura me 70%. Në ndërkohë, siç shprehen nga “Proakua”, po punohet në studim fizibiliti për vendosjen në funksion të burimeve të reja në Golema Reka mbi fshatin Zbazhdë.
“Kjo ka kapacitet prej diku 500 litra në sekondë. Në periudhën e verës do të mbulohet me 50 litra për sekondë”-pohoi Jonçe Dokoski- “Proakua” Strugë.
Por, ish drejtori i ndërmarrjes “Proakua” nuk është optimist se këto burime mund të vihen në funksion së shpejti. Sipas Vait Ajros, për këtë do të duhen të paktën pesë deri gjashtë vite dhe rreth 50 milionë euro.
Por, në ndërkohë, ekziston edhe një problem shtesë. Sasitë e reja të shiut kanë mbushur rezervuarët, por në Strugë kanë shkaktuar probleme të reja. Më saktë, është turbulluar uji ku si pasojë nga fundi i javës është vendosur ndalesë për pije./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A