Keni yndyra të larta në gjak, përzierja e këtyre erëzave vepron më shpejt se ilaçet
Edhe pse janë bërë një numër i konsiderueshëm studimesh për erëzat e veçanta, pak prej tyre kanë hedhur dritë për rritjen e konsumimit të erëzave në përgjithësi
Një grup studiuesish nga Universiteti i Pensilvanisë, krahasoi efektet që ka një vakt mish pule me yndyrë me dhe pa përzierjen e bimëve aromatike dhe erëzave. Bimët aromatike dhe erëzat u zgjodhën gramë për gramë, sepse ato kanë më shumë antioksidues se çdo grup tjetër ushqimor.
Nuk ishte aspak për t’u çuditur që njerëzit në grupin ku u përdorën erëzat, patën dyfishim të fuqisë antioksiduese në gjak, krahasuar me pjesëmarrësit në grupin që nuk përdori erëza. Madje, grupi i parë përfundoi me 30 për qind më pak yndyrë (trigliceride) në gjak pas vaktit dhe përmirësim të ndjeshmërisë së insulinës.
Studiuesit dolën në përfundimin se përfshirja e erëzave në dietën ditore, mund të ndihmojë në normalizimin dhe kontrollin e shqetësimeve postprandiale (pas ngrënies) të glukozës (sheqerit) dhe lipideve (yndyrat) duke nxitur mbrojtjen antioksiduese.
Po përse duhet t’i përjetojmë këto shqetësime? Ky studim më kujton ata që thonë se, nëse duhanpirësit konsumojnë zarzavateve, janë të mbrojtur nga kanceri.
Por kjo nuk është zgjidhje, atyre u duhet thënë të lënë duhanin. Sigurisht, ata mund t’i bëjnë të dyja, dhe në kontekstin e studimit të erëzave, do të thotë adoptim i një diete bimore të pasur në antioksidues, e cila mund t’u ofrojë më të mirën e të dyja botëve.
Disa nga përzierjet e mia të preferuara, janë erëzat e kungullit, kërri pluhur, speci djegës, erëzat kineze, një përzierje indiane erëzash e quajtur “garam masala”, një përzierje etiopiane e quajtur “berberë”, erëzat italiane, erëzat e mishit të pulës dhe një përzierje e Lindjes së Mesme e quajtur “za’atar”.
Përzierja e erëzave është një mënyrë e përshtatshme për të siguruar një balancë shijesh ndërkohë që rrisni konsumimin e tyre, por sigurohuni që këto përzierje të jenë pa kripë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze