LAJMI I FUNDIT:

Fitoi gjyqin me PD-në, kryebashkiaku Veliaj ia dhuron lekët shkollës “16 shtatori”

Fitoi gjyqin me PD-në, kryebashkiaku Veliaj ia dhuron lekët shkollës “16 shtatori”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të dhurojë për shkollën “16 nëntori” në Pezë, paratë e dëmshpërblimit që i akordoi gjykata pasi fitoi gjyqin për shpifje me ish-deputeten Albana Vokshi.

Duke dorëzuar një kompjuter për kabinetin e informatikës, Veliaj tha se kjo dhuratë simbolike është një dëshmi se shpifjet dhe intrigat nuk të çojnë askund.


“Është vlera e një gjyqi të fituar për shpifje. Dua që ky kompjuter apo edhe të tjerë që do të pasojnë, për ta kompletuar klasën e teknologjisë së informacionit në shkollën “16 shtatori” në Pezë, të jenë edhe një dëshmi e një mentaliteti që duhet ndryshuar. Pra, duhet të kuptojmë se nuk ecet përpara me shpifje, me tallje, me intriga, me thashetheme, me llogje apo duke ngrënë fara”, tha ai.

Kryebashkiaku bëri apel që politika të mos përdoret si instrument për të sulmuar kundërshtarin, por si një mënyrë për t’u fokusuar më shumë tek virtyti.

“Bota nuk është zhvilluar nga shpifja, por nga puna, nga përpjekjet. Shpresoj shumë që të jetë një kontribut për të futur një kulturë komplet të re. Nëse doni një jetë të suksesshme, por të vështirë, do të duhet që dikujt që shpif t’i tregoni vendin, dhe pastaj të lejoni që puna juaj të flasë më shumë se rrenat dhe shpifjet”, pohoi ai.

Nxënësit e kësaj shkollë që tashmë janë pajisur me kartën e performancës do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në kurse që do të zhvillohen tek Piramida.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori