LAJMI I FUNDIT:

Basha: Prokuroria e përdorur nga Rama u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtra

Basha: Prokuroria e përdorur nga Rama u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtra

Nga Kruja kryetari i PD-së, Lulzim Basha komentoi vendimin e sotëm të Prokurorisë për ta marrë si të pandehur nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Basha tha se akuzat për lobim rus, të cilat sipas tij u montuan nga kryeministri Rama u rrëzuan. Ndërsa pjesa tjetër, u shpreh kreu i opozitës, do të rrëzohen në gjykatë.

Mbyllen hetimet, Lulzim Basha në gjykatë për falsifikim dokumentesh
Lexo po ashtu Mbyllen hetimet, Lulzim Basha në gjykatë për falsifikim dokumentesh

“90 % e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10 % do rrëzohet në gjykatë, vetëm përmes të së vërtetës. Prokuroria e përdorur nga Edi Rama u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtra që operoi për dy vite me radhë. Na akuzuan për agjentë rusë, për pastrim parash. 90% ka rënë, edhe 10% do ta çmontojmë”, u shpreh kreu i PD.


I pyetur nga gazetarët se a ka lidhje me Rusinë, Basha u përgjigj “Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur rus në Ballkan”, tha Basha./Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori