LAJMI I FUNDIT:

Akoma pëlqehen realizimet e “West Side Family”

Akoma pëlqehen realizimet e “West Side Family”

Për 16 javë, bashkëpunimi i West Side Family me Eranda Libohova, “Marinela”, ka mundur të përballojë konkurrencën e prurjeve të reja muzikore në ‘The Top List’, por kjo javë ka rezultuar fatale për të, duke mbetur jashtë listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Pavarësisht daljes, West Side Family ka hyrë sërish në klasifikim këtë javë edhe pse në një mënyrë indirekte. Është pikërisht një version i ri i këngës “Mesazhi”, i risjellë nga Cricket dhe Numen, projekti muzikor që e ka risjellë sërish në vëmendje këtë grup.


Nëse do të kthehemi pas në kohë, do kujtojmë që “Mesazhi” është një prej këngëve pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, në vitin 2002. Kjo këngë arriti të shndërrohej në një prej këngëve më të pëlqyera të atij edicioni por pavarësisht se kanë kaluar 17 vite, kjo këngë vazhdon të përcjellë emocion sa herë që transmetohet. Madje “Mesazhi” është një ndër këngët që vazhdon të shpërndahet pafund në rrjetet sociale.

Cricket dhe Numen kanë gjetur mënyrën më të mirë për të rrëmbyer zemrat e fansave dhe këtë e kanë bërë duke sjellë një version ndryshe të këngës “Mesazhi”, i cili është pëlqyer nga publiku që në momentin e parë të publikimit.

Mbështetja e fansave ka bërë që kjo këngë jo vetëm të futet në listë që në javën e parë të publikimit por gjithashtu të renditet edhe në vendin e 20-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori