LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të në Maqedoni kërkojnë që Kuvendi para se të shpërbëhet t’i zhbllokojë reformat mediatike

OJQ-të në Maqedoni kërkojnë që Kuvendi para se të shpërbëhet t’i zhbllokojë reformat mediatike

“Kuvendi sa më shpejtë ta rrumbullaksojë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) dhe të servisit publik RTVM sepse në shkurt do të shpërbëhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa Agjencia për komunikime elektronike (AKE) të jetë edhe më transparente, mes tjerash, për shkarkimin vijues të udhëheqësisë dhe të ndalojë me praktikën për donacione”.

Këto janë pjesë e rekomandimeve në raportin e katërt që sot u prezantua për punën e ASHMAA dhe të AKE për periudhën maj-gusht të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në projekt janë të përfshirë edhe Euroting – Qendra për strategji evropiane, OJQ Infoqendra, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.


ASHMAA, sipas raportit, tregoi konkurrencë për llogaridhënie dhe punë transparente, aktivitet në fushën e edukimit mediatik, ndërsa është vërejtur edhe reagim i shpeshtë për presione dhe sulme verbale ndaj gazetarëve dhe mediumeve nga ana e politikanëve, që nuk ka qenë shprehi e zakonshme në të kaluarën kur ka pasur numër më të madh të rasteve të tilla.

Për AKE-në rekomandohet dhe të përpunohet strategji komunikative, në të cilën detajisht do të përpunohen kanalet dhe mënyrat përmes të cilave rregullatori do të afrohet deri tek qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori