Njerëzit më të pasur në botë u bënë pak “më të varfër” vitin e kaluar, sipas një raporti të UBS (UBSG.S) dhe PwC, pasi trazirat gjeopolitike dhe tregjet e paqëndrueshme të kapitalit zvogëluan pasurinë e miliarderëve për herë të parë në një dekadë.
Pasuria e miliarderëve ra me 388 miliardë dollarë globalisht në 8.539 trilionë dollarë, zbuloi Raporti i Miliarderëve UBS/PwC, me një rënie veçanërisht të mprehtë në Kinën e Madhe – vendi i dytë më i madh për miliarderët pas Shteteve të Bashkuara, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Po sipas të njëjtave të dhëna, bankat private përfshirë menaxherin më të madh të pasurisë në botë UBS kanë ndjerë efektet e tensioneve tregtare të SHBA-së dhe pasigurive politike globale, pasi klientët vitin e kaluar u larguan nga tregtia dhe duke marrë borxhet në favor të grumbullimit të më shumë parave të gatshme.
“Pasuria e miliarderëve në 2018 ka rënë për herë të parë që nga viti 2008 për shkak të gjeopolitikës”, tha kreu i klientëve të UBS-së, Josef Stadler, në raportin e botuar të premten.
Por, me gjithë rënien e pasurisë së miliarderëve, Kina vazhdon të prodhojë një miliarder të ri çdo 2-2.5 ditë, tha Stadler.
Në pjesën tjetër të botës, numri i miliarderëve ra kudo, përveç në Amerikë, ku sipërmarrësit e teknologjisë vazhduan të “shtyhen” në radhët e më të pasurve të Shteteve të Bashkuara.
“Ky raport tregon qëndrueshmërinë e ekonomisë amerikane”, ku kishte 749 miliarderë në fund të vitit 2018, tha John Matthews, kreu i menaxhimit të pasurisë private dhe biznesit me vlerë shumë të lartë neto për UBS në Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa një rikuperim i tregut të aksioneve nga një rënie e pjerrët në fund të vitit 2018 ka ndihmuar menaxherët e pasurisë të rrisin pasuritë e tyre, familjet më të pasura në botë mbeten të shqetësuar për çështjet globale nga tensionet e tregtisë, Brexit, deri tek populizmi dhe ndryshimet klimatike dhe po vazhdojnë të mbajnë më shumë paratë e tyre në para të gatshme.
“Ka të ngjarë që pasuria e miliarderëve të rritet përsëri këtë vit”, tha Simon Smiles, shefi i investimeve në UBS për klientët me shumë pasuri, duke shtuar se ka të ngjarë të jetë një rritje “më e heshtur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale