LAJMI I FUNDIT:

Loredana flet sërish rreth akuzave të çiftit zviceran: Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë gjithçka që shkruhet

Loredana flet sërish rreth akuzave të çiftit zviceran: Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë gjithçka që shkruhet

Reperja e njohur, Loredana Zefi, së fundmi u bë temë e mediave shqiptare por edhe ato gjermane e zvicerane, për faktin se ajo u shpërblye me çmimin “performuesja më e mirë zvicerane” në MTV EMA 2019.

Për këto suksese të fundit, por edhe të rejat nga jeta e saj private, reperja me prejardhje nga Ferizaj ka folur së fundmi në një intervistë për mediumin zviceran, Schweizer Illustrierte.


Aktualisht, Loredana (24 vjeçe) nga Emmenbrucke, në muzikë është shumë e suksesshme në Zvicër, nis shkrimin Schweizer Illustrierte.

Loredana mori çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV EMA 2019 (Foto: më Kate Green/Getty Images/Guliver)

Ata theksojnë se albumi i saj “King Lori” e ka renditur në krye të top listave gjermane, teksa vet Loredana ka treguar se tekstet e këngëve të saj janë të frymëzuar nga jeta reale, veçanërisht nga vajza e saj e vogël, Hana.

“70 për qind e teksteve janë të miat”, ka thënë 24-vjeçarja.

Ndërkohë e pyetur për akuzat që një çift zviceran rreth të 50-tave, ngre rreth saj për kërcënim dhe zhvatje parash në shifër të mëdha, Loredana deklaroi se nuk mund t’i bëjë njerëzit të besojnë se si është vërteta, kur ata nuk duan ta besojnë.

Loredana Zefi (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

“Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë atë që shkruhet. Kjo është arsyeja pse unë i provokoj ata që të nxjerrin më shumë mllefin ndaj meje”, ka thënë reperja shqiptare.

“Unë jam fanse e madhe e Zvicrës, më pëlqen të jem këtu. Unë mendoj se nuk do të largohem nga Zvicra. Nuk mund ta kuptoj mënyrën se si mund ta urresh dikë që nuk e njeh personalisht”, ka thënë ajo kur u pyet në lidhje me deklaratat e fundit, ku kishte thënë se zviceranët nuk e duan edhe aq shumë. /Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori