Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë për Kosovën, Marko Gjuriq, tha sot pas bisedimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë, se serbët nuk do të marrin pjesë në asnjë koalicion nëse dikush i trajton si qytetarë të rendit të dytë.
Gjuriq tha gjithashtu se nëse “presioni mbi ta intensifikohet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, ata do të përgjigjen me rezistencë paqësore dhe jo të dhunshme duke lënë të gjitha institucionet e përkohshme të Kosovës në të cilat aktualisht punojnë”.
Ai tha në një konferencë për shtyp se drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare, ishte një “ujk me lëkurë qengji” dhe se agjenda e tij politike mund të rezultojë më shkatërruese për popullin serb në Kosovë, nga programi i paraardhësve të tij.
Gjuriq tha se në një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe, u arritën pesë përfundime mbi veprimet nëse përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë ‘nuk marrin atë që dëshirojnë i përket ligjeve vendore dhe sipas Kushtetutës së Kosovës’.
“Në rastin e presioneve të reja ndaj institucioneve, shkollave, kujdesit shëndetësor, lirisë së lëvizjes, mosnjohjes së dokumenteve, të gjithë serbët në mjediset serbe në Kosovë do t’i lëshojnë institucionet e Prishtinës në formë solidariteti. Përfundimi tjetër është se presioni ndaj serbëve është intensifikuar, përmes shpalljes së ndalimit të automjeteve serbe, mosnjohjes së dokumenteve, për të bërë presion mbi Serbinë për të njohur (pavarësinë) e Kosovës “, tha Gjuriq.
Gjuriq tha gjithashtu se një nga konkluzionet është se si kusht për pjesëmarrje në punën e institucioneve të Prishtinës, mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, përcjell KP.
“Duhet të hapin qindra vende të punës në institucionet e Kosovës, termocentralet Kosova A, Kosova B, në sisteme të tjera të tjera ku serbët nuk janë përfaqësuar deri më tani”, tha Gjuriq, duke shtuar se ka garanci ligjore që serbët duhet të përbëjnë shtatë për qind të punonjësve në të gjitha institucionet e Kosovës si dhe në sektorin publik, gjë që sipas tij, nuk është për momentin.
“Lista Serbe nuk do të hyjë në një qeveri që nuk i trajton ata si qytetarë të barabartë dhe nuk do të bëjë asnjë marrëveshje koalicioni nëse nuk arrihet një kthesë prej 180 shkallësh”, porositi Gjuriq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City