Trajneri i shitjes, Denis Gafuri: Kompanitë që e kanë kuptuar rëndësinë e njerërzve, po shihen sukseset e tyre
Trajneri i shitjes, njëherit organizatori i Konventës së dytë të Menaxherëve të Shitjes, Denis Gafuri ka theksuar se shumë njerëz privohen nga suksesi për shkak të mungesës së guximit dhe barrierave të cilat nuk mund të tejkalohen nga ta.
Ai në një intervistë për Telegrafin në Përballje ditore, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se në procesin e shitjes nuk janë vetëm ata që merren me biznes, por edhe njerëzit që janë në profesione tjera, sepse sipas tij, të gjithë duhet ta shesin idenë ose punën e tyre.
“Duhet të gjithë me shitë veten e tyre, respektivisht shërbimin ose produktin e tyre. Ta zëmë punën e tyre e shet edhe mjeku, arkitekti, avokati. Të gjitha janë në njëfarë forme në shitje. Madje, edhe nëse fëmijën dëshiron ta bindësh, duhet me ia shitë idenë – me argumente – me e bindë që nëse përmirësohesh do të arrish sukses. Aftësitë e mira të komunikimit do të ndihmojnë që ta shitesh idenë tënde edhe në mesin e miqve ose të afërme”, ka shtuar Gafuri.
Ai më tutje ka thënë se ajo që e ka ndihmuar atë të zhvillohet profesionalisht ka qenë përcjellja e trajnimeve, leximi i vazhdueshëm dhe progresi profesional.
“Mendoj se të gjithë duhet ta kuptojnë që nuk duhet të qëndrohet në komfort zonë, sepse të tjerët janë duke punuar dhe duke u avancuar, dhe duhet të synojmë që t’i tejkalojmë kufijtë tonë”, ka theksuar Gafuri.
Trajneri i shitjes, Denis Gafuri ka thënë se ai ka pasur fat që të punojë me kompani serioze, të cilat sipas tij, janë të vetëdijshëm për rëndësinë e resurseve humane në suksesin e biznesit.
“Ka kompani që presin me një trajnim me bo mrekullira. Ajo duhet të jetë e vazhdueshme, dhe se kryesorja me qenë vazhdimisht në ngritje, përgatitje dhe avancime. Punëtorët duhet me pas ambicie të mëdha, me jep kontribut për kompaninë dhe me u rritë së bashku me të”, ka thënë ai.
Gafuri ka theksuar se ajo kompani që investon në resurse ai ecën përpara, nuk ka rrugë tjetër, madje sipas tij, rezultatet e atyre që kanë investuar në njerëz po shihen tashmë.
Ndryshe, për herë të dytë radhazi në Kosovë, më 1 nëntor, është mbajtur Konventa për Menaxherët e Shitjes, me temën “Suksesi është qëllimi yt”, në të cilin kanë marrë pjesë folës të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025