LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy të pandehurve për keqpërdorim të votimit në Pejë

Aktakuzë ndaj dy të pandehurve për keqpërdorim të votimit në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rënda, njjofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, A.G, dhe B.G, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i të drejtës se votimit”, nga neni 213, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I pandehuri, A.G, akuzohet se me datën 6 tetor të këtij viti, në zgjedhjet e përgjithshme të organizuara me datën e lartcekur, në fshatin Përqevë të Klinës, rreth orës 13:00, në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët”, në vendvotimin 0818C/01R, me letërnjoftim të vëllait të tij, voton në emër të personit tjetër A.G, e i cili nuk kishte votuar ditën e zgjedhjeve për shkak se jeton në Itali. Kurse, i pandehuri B.G, akuzohet se në vendvotimin e lartcekur, në cilësinë e komisionerit (Anëtarit të Këshillit të vendvotimit) ia mundëson të pandehurit A.G, të votojë në emër të personit tjetër”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.


“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë. Njëkohësisht, prokurori i çështjes ka propozuar që ndaj të pandehurit B.G, të shqiptohet edhe dënimi plotësues “ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës””, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori