LAJMI I FUNDIT:

Inspiruar nga Bebe Rexha, aktivistet protestojnë në Londër kundër paragjykimeve që bëhen për trupin e grave: Një numër nuk ju përcakton ju

Inspiruar nga Bebe Rexha, aktivistet protestojnë në Londër kundër paragjykimeve që bëhen për trupin e grave: Një numër nuk ju përcakton ju
Foto: Getty Images/Guliver

Bebe Rexha ka dhënë një mesazh të fuqishëm në lidhje me sharmin e trupit, pasi ka zbuluar më parë se stilistët e modës nuk pranuan ta dizajnojnë fustanin e saj këtë vit në “Grammy Awards”, për shkak të përmasave që ajo kishte.

Të martën, këngëtarja shqiptare me famë botërore u shfaq në emisionin “The Kelly Clarkson Show” , ku foli për tërbimin që ndjen për mënyrën në të cilën perceptohen trupat e grave.

Rexha foli me gazetaren Clarkson dhe aktorin e intervistuar dhe komedianin Keegan-Michael Key për mënyrën sesi “asgjë nuk përshtatet në pajisje”, shkruan The Independet.


Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Muzikantja përshkroi se si në të gjitha shfaqjet e saj, ku audienca shpesh përbëhet nga shumë të rinj, ajo inkurajon fansat e saj që të mos i kushtojnë shumë rëndësi madhësisë së rrobave të tyre.

Bebe Rexha pozon me buzë të fryra: A i plotësoj tani standardet?
Lexo po ashtu Bebe Rexha pozon me buzë të fryra: A i plotësoj tani standardet?

“Unë e them atë çdo natë në shfaqjen time, unë the: Nuk më intereson ajo që dikush ju ka thënë, një numër nuk ju përcakton”, thotë 30-vjeçarja.

Në fillim të këtij viti, Rexha foli për mënyrën sesi disa stilistë të modës refuzuan kërkesat e stilistëve të saj për ta dizajnuar fustanin e saj për në “Grammy”, me pretekstin se ajo ishte “shumë e madhe”.

Në një status të shkruar në Twitter, këngëtarja bëri me dije: “Nëse nuk ju pëlqen stili im i modës ose muzika ime është një gjë. Por mos më thoni se nuk mund të vishni dikë që nuk është me madhësi ideale. Ne jemi të bukur për çdo madhësi! E vogël apo e madhe!”.

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Lidhur me këto thirrje të vazhdueshme të saj që duhet ta duam veten ashtu siç jemi, disa vajza në Londër kanë marrë inspirim për të realizuar një protestë të veçantë.

Ato janë veshur me bluza të bardha dhe së bashku kanë udhëtuar me një autobus rrugëve të Londrës, ku më pas kanë zbritur dhe protestuar me pankarta për zhgënjimet që kanë përjetuar nga të tjerët lidhur me përmasat e tyre.

Aktivistet kundër paragjykimeve të trupit protestojnë në Londër, pas përfundimit të ashtuquajturës “Java e Modës në Londër” (Foto: Getty Images/Guliver)

Ato ishin të veshura me bluza të bardha, në të cilat shkruheshin fjalë inkurajuese për veten, teksa në parullat që mbanin në duar, kishin shkruar se si askush nuk duhet të gjykohet për madhësinë ose përmasat që ka. /Telegrafi/

Aktivistet kundër paragjykimeve të trupit protestojnë në Londër, pas përfundimit të ashtuquajturës “Java e Modës në Londër” (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktivistet kundër paragjykimeve të trupit protestojnë në Londër, pas përfundimit të ashtuquajturës “Java e Modës në Londër” (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktivistet kundër paragjykimeve të trupit protestojnë në Londër, pas përfundimit të ashtuquajturës “Java e Modës në Londër” (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Magazina
Kalo në kategori