Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme deri tani nuk kanë pranuar ankesa nga asnjë subjekt politik lidhur me rezultatet e mbrëmshme të numërimit të 1806 pako të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora.
E mos paraqitja e ankesave nga subjektet politike për këtë proces i hap rrugë publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjet të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Kryesuesi i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku për KosovaPress, ka deklaruar se nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga subjektet politike lidhur me rezultatet e pakove të fletëvotimeve të diasporës që u numëruan mbrëmë pas miratimit të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjykata Supreme.
“Deri në këto momente kur po flasim nuk është paraqitur asnjë ankesë nga subjektet politike lidhur me rezultatet e komunikuara mbrëmë nga numërimi i 1806 fletëvotimeve të ardhura nga diaspora. Shpresojmë që nesër të bëhet e ditur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, u shpreh Desku.
Edhe nga Gjykata Supreme kanë bërë të ditur përmes emailit për KosovaPress, se deri tani nuk kanë pranuar ankesë tjetër lidhur me procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare.
“Ju njoftojmë se pas ankesës së fundit të pranuar me datë 04.11.2019 nga subjekti politik LVV për të cilën me datë 05.11.2019 Gjykata Supreme ka nxjerr një vendim, deri në momentin e përpilimit të kësaj përgjigje nuk kemi pranuar ndonjë ankesë tjetër lidhur me procesin numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare”, thuhej në shkresën e Supremes.
E në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë thënë KosovaPress-it, se do t’i shpallin rezultatet përfundimtare gjatë ditës së enjte, nëse nuk do të ketë ankesa brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare.
“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor. Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte”, ka thënë ai.
Ditë më parë, KQZ-ja nuk kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht ishte ankuar në PZAP, e cila ankesën e kishte vlerësuar si të pabazuar.
Për këtë arsye, kjo parti dje ka dorëzuar ankesën tjetër në Gjykatën Supreme, e cila mori vendim për numërimin e 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!