LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri nga 1 janari shërbime online të detyrueshme për çdo institucion shtetëror

Në Shqipëri nga 1 janari shërbime online të detyrueshme për çdo institucion shtetëror

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se nga data 1 janar 2020 do të fillojnë aplikimet online në çdo institucion shtetëror në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes nga qytetarët dhe subjektet.

Ai këto komente i bëri gjatë aktivitetit të përjavshëm të platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Kreu i qeverisë u shpreh se me këtë sistem çdo institucion do të jetë i detyruar të plotësojë të gjitha dokumentet që përmban një dosje, për të aplikuar për një licencë, për një autorizim, për regjistrimin e një ndërmarrje, të cilat i japin institucionet e shtetit.


“Për të mos pasur më radha, më situata të panumërta pritjeje e zvarritjeje dhe për të krijuar mundësinë që çdo kush që kërkon shërbim në çdo institucion që jep shërbim për publikun me përjashtim të pak institucioneve që ende nuk e kanë mundësinë ta marrin aplikimin online për shkaqe objektive, të aplikojnë online dhe të marri me telefon përgjigjen që çfarë i ka kërkuar është gati”, tha Rama. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori