LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet lundrimi, kaos me tragetet nga Italia

Pezullohet lundrimi, kaos me tragetet nga Italia
Foto: Ilustrim

Edhe këtë të mërkurë trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka shtyrë udhëtimin. Shkak për këtë është bërë përkeqësimi i motit të vendin tonë, duke bërë që të krijohen dallgë të mëdha në det.

Trageti ishte parashikuar të nisej nga Italia mbrëmjen e së mars në orën 22:00 për të mbërritur në Vlorë në orën 07:00 të së mërkurës.

Trageti ndodhet i ankoruar në Brindisi ndërsa kompania ka njoftuar se trageti do të niset të mërkurën rreth orës 22:00 nga Brindisi për të mbërritur në Vlorë ditën e enjte në orën 07:30 minuta të mëngjesit.


Per shkak te motit me erë dhe dallgë edhe 2 ditë më parë udhëtimi i tragetit të linjës Vlorë- Brindisi u anulua.

Porti ka urdhëruar gjithashtu pezullimin e lundrimit për anijet e vogla te peshkimit. /Vision Plus/