LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Është rritur numri i personave të zbuluar me lëndë narkotike

SPB Tetovë: Është rritur numri i personave të zbuluar me lëndë narkotike

Nga fillimi i këtij viti deri në muajin shtator, policia e Tetovës ka zbuluar gjithsej 134 vepra nga sfera e tregtisë së palejuar me drogë.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, gjatës kësaj periudhe janë konfiskuar rreth 38 kilogramë marihuanë, si dhe heroinë, kokainë dhe ekstaza, amfetamine, përzierje nga marihuana dhe duhani, fara nga “kanabis sativa” dhe përzierje e cila përdoret për rritje sasiore të mjeteve narkotike.


“Në rajonin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë nga gjithsej 134 vepra janë zbuluar dhe denoncuar 54 vepra penale nga sfera e tregtisë së palejuar me droga narkotike në rajonin e Tetovës dhe 80 në atë të Gostivarit. Ishin përfshirë 139 persona që paraqet numër gati dyfish më të madh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 74. Nga 139 persona nga Tetova janë 53, ndërsa nga Gostivari 86”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Veprat e zbuluara penale në këtë periudhë janë rrumbullakuar me 125 padi penale (për Tetovë 49 dhe Gostivar 76), prej të cilave pjesa më e madhe – 116 kanë të bëjnë me “prodhimin e palejuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekusorëve” dhe 18 vepra “mundësim të përdorimit të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekusorëve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori