LAJMI I FUNDIT:

Kia prezantoi modelin autonom me dukje të kombinuar mes një SUV-i dhe makinës sportive

Kia prezantoi modelin autonom me dukje të kombinuar mes një SUV-i dhe makinës sportive

Me nivelin e katërt të autonomisë, kjo makinë bëhet edhe më e pëlqyer.

Të gjitha janë koncentruar në risitë që do i sjellë SEMA, derisa në anën tjetër të botës, China International Import Expo ka hapur dyer në Shangai të Kinës, transmeton Telegrafi.


Pikërisht në këtë aktivitet, Kia e ka prezantuar konceptin e një makine autonome, që ka dukje shumë mbresëlënëse.

I quajtur Futuron, ky model ka kombinuar stilin e një SUV-i, me një makinë elektrike, ndërsa më shumë mund të thuhet se është një crossove coupe.

Vetëm platforma e rrotave e ka të gjatë 2.9 metra, ndërsa 4.8 metra është gjatësia makimale e kësaj makine, që zë më shumë hapësirë se Sorento dhe Telluride.

Në pjesën e përparme, e ka grillin e ri të zhvilluar nga Kia të njohur si “hunda e tigrit”, derisa dritat LED zënë tërë pjesën e përparme dhe kanë formë yjesh.

Dukja e Kia Futuron është e mahnitshme, mirëpo niveli i katërt i autonomisë, që e lejon shoferi të mbajë duart larg timonit gjatë vozitjes, e bën edhe më të mirë. /Telegrafi/