LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli refuzon të akomodohet në hotelin me pesë yje në Katar për Kupën e Botës për Klube shkaku i shkeljes së të drejtave të punëtorëve

Liverpooli refuzon të akomodohet në hotelin me pesë yje në Katar për Kupën e Botës për Klube shkaku i shkeljes së të drejtave të punëtorëve

Liverpooli ka refuzuar të akomodohet në hotelin me pesë yje për Kupën e Botës për Klube në Katar që zhvillohet muajin e ardhshëm.

The Reds kishin ofertë që të akomodohen në hotelin luksoz Marsa Malaz Kempinski me pesë yje, që është i ndërtuar në ishujt artificial Pearl-Katar.


Por, ata e kanë refuzuar atë nga frika se biznesi ka shkelur të drejtat e njeriut të punonjësve të saj në të kaluarën.

Sipas The Athletic , Liverpooli ka refuzuar akomodimin në hotel pasi kërkimet që u bënë për ta zbuluan të kaluarën e tyre të errët.

Në tetor të vitit të kaluar, The Guardian hetoi hotelin Marsa Malaz Kempinski dhe zbuloi se punëtorët migrantë po fitonin rroga shumë më të ulët se paga minimale dhe po shkelnin ligjet e punës.

Sipas Daily Mail, rojet e sigurisë në hotel po punonin me ndërrime 12-orëshe në temperatura 45-gradë ndërsa fitonin pak më shumë se 10 euro në ditë.

Dy formacionet e mundshme të Liverpoolit nëse luan dy ndeshje brenda një dite
Lexo po ashtu Dy formacionet e mundshme të Liverpoolit nëse luan dy ndeshje brenda një dite

Kishte gjithashtu pretendime se stafi kishte punuar tre ose katër muaj pa ditë pushimi dhe u ishin dhënë gjobë të konsiderueshme për gjumë në punë.

Liverpooli tani ka zgjedhur të transferohet në akomodim alternativ në Katar dhe tashmë e kanë bërë të qartë vendimin e tyre si në FIFA dhe autoritetet lokale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori