LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Vdekja e pasqaruar e Astrit Deharit, mbetet barrë për secilin qytetar të Republikës

Ahmeti: Vdekja e pasqaruar e Astrit Deharit, mbetet barrë për secilin qytetar të Republikës

Në tre vjetorin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, kryetari i Prishtinës njëherësh edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se Astriti ishte student dhe punëtorë shembullor në Komunën e Prishtinës.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ” Vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur padrejtësisht mbetet e pasqaruar. Dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës”.

Postimi i plotë:


Astrit Dehari ishte aktivist politik, aktivist i LVV, student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës.

Përveç temave të drejtorisë së shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet ti ndihmojmë. E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë.

Vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur padrejtësisht mbetet e pasqaruar. Dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës. Barra dhe përgjegjësia vecse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur.

Por, sot, në tre vjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, ta kujtojmë Astritin për njeriun që ishte, modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi.

Shpirti ndjesë i past!

#drejtesiperastritin