LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mban mbledhje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mban mbledhje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 162-të me më tepër pika në rend të ditës të programit të saj të punës dhe në interes të qytetarëve.

Në këtë mbledhje, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, mes tjerash është edhe Propozim-programi për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare në peshkim dhe akuakulturë për vitin 2019, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila për këtë mbledhje do të prezantojë edhe informacionin me Propozim-program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhjen e Qeverisë do të diskutohet edhe informacioni për koordinim të aktiviteteve për përpilimin e Strategjisë afatmesme për përgjegjësi sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të miratohet “Strategjia afatmesme për përgjegjësi sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2019-2023” me Plan Veprimi.


Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje propozoi informacionin në lidhje me përpilimin e Propozim-Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Konceptit për një Shoqëri dhe Ndërkulturalizëm dhe do ta vë për miratim “Strategjinë Nacionale dhe Planin e Veprimit për zbatim për vitin 2020-2022”.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje do të prononcohet për informacionin për pranimin e organizimit dhe zbatimit të stërvitjes së vendeve anëtare të NATO-s për përgjigje të koordinuar gjatë katastrofave për të cilën vitin e ardhshëm nikoqir duhet të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e rregullt të 162-të të Qeverisë do të shqyrtohet edhe informacioni për zbatimin e Strategjisë Nacionale për ndërmarrje të vogla dhe të mesme 2018-2023./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori