LAJMI I FUNDIT:

Gjatë muajit tetor 2019, Shqipërinë e vizitojnë rreth 400 mijë turistë

Gjatë muajit tetor 2019, Shqipërinë e vizitojnë rreth 400 mijë turistë

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.


Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit tetor të këtij viti.

“Gjatë muajit tetor Shqipëria është vizituar nga 387,152 vizitorë të huaj, 14.7 për qind më shumë se në tetor të 2018”, shprehet Rama.

Shqipëria është shumë e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet e bukura malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në udhërrëfyes e revistat më prestigjioze në botë. Por, përveç këtyre, një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj. /ATSH/