LAJMI I FUNDIT:

Kaitlynn Carter flet për herë të parë për lidhjen me Miley Cyrus: Unë isha e dashuruar me të

Kaitlynn Carter flet për herë të parë për lidhjen me Miley Cyrus: Unë isha e dashuruar me të
Kaitlynn Carter dhe Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

Blogerja Kaitlynn Carter ndau disa detaje shumë personale në lidhje me romancën e saj të fundit me Miley Cyrus, pas ndarjes nga bashkëshorti Brody Jenner.

Carter dhe Cyrus i dhanë fund marrëdhënies së tyre në shtator, pasi ato fillimisht ishin me pushime në Itali afërsisht një muaj më parë. Ylli “Hills: New Beginnings” shënoi një ese të gjatë për Elle në të cilën ajo përshkroi romancën me këngëtaren amerikane dhe sa e papritur ishte për të.


“Këtë korrik të kaluar, unë shkova me pushime me një shoqe femër; gjë tjetër që e dija, që isha dashuruar me të”, filloi ajo. “Nuk ishte aq e thjeshtë, natyrisht. Por gjithashtu nuk ishte aspak e ndërlikuar”.

Carter, 31 vjeçe dhe Cyrus, 26 vjeçe, u vendosën në Itali vetëm disa orë para se këngëtarja e “Wrecking Ball” njoftoi ndarjen e saj nga burri Liam Hemsworth – dhe vetëm disa javë pasi Carter dhe Jenner përfunduan lidhjen e tyre.

“Deri në atë udhëtim, nuk më kishte kapërcyer kurrë mendja se unë madje isha e aftë të dashuroja një grua ashtu siç e doja më pas”, shkruan Carter.

Carter vazhdon të shpjegojë se fillimisht ishte e lumtur me Jenner, por vuri në dukje se dashuria e tyre po zbehej çdo ditë e më shumë. Vitin e kaluar, ata vendosën t’i japin fund martesës së tyre.

Brody Jenner dhe Kaitlynn Carter Jenner (Foto: Getty Images/Guliver)

Kaitlynn e përmbylli esenë e saj të tregimit, duke shpjeguar se çfarë synimi kishte një marrëdhënie me një grua për atë dhe imazhin e saj, por që kjo nuk vazhdoi më tej.

Cyrus, ndërkohë, u zhvendos nga marrëdhënia me të dashurin Cody Simpson, 22 vjeç. Dyshja u lidhën së pari në fund të vitit 2014, por në vitin 2015 Simpson i tha GQ Australia se ata ishin “thjesht shokë”. /Telegrafi/

Kaitlynn Carter dhe Miley Cyrus

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori