LAJMI I FUNDIT:

Kosovari përplaset me veturë në barrierën e autostradës në Zvicër – pëson lëndime së bashku me një person tjetër nga Maqedonia

Kosovari përplaset me veturë në barrierën e autostradës në Zvicër – pëson lëndime së bashku me një person tjetër nga Maqedonia

Në autostradën A1 te vendi i quajtur Rothrist AG, të dielën ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Një shqiptar nga Kosova, 37 vjeçar, është përplasur me veturën e tij BMW X5 në barrierën e autostradës. Ai dhe shoqëruesi janë të lënduar.

Aksidentet me BMW javëve të fundit janë rritur. Tash ka ndodhur një tjetër përplasje e fortë. Në autostradën A1 ishte një kosovar 37 vjeçar, ai që u përplas me veturën e tij BMW X5 duke humbur kontrollin e veturës së tij dhe duke u vetaksidentuar në barrierë të autostradës, transmeton Telegrafi.


Vozitësi i BMW-së ishte bashkë me një person nga Maqedonia, 27 vjeçar, dhe të dy ishin duke shkuar në drejtim të Zurichut, kur afër orës 08:30 erdhi deri te aksidenti.

Kosovari humbi kontrollin e veturës duke u përplasur dy herë e më pas duke u ndalur në shiritin ndihmës.

Policia e Kantonit të Aargaut ka konfirmuar se janë lënduar dy persona dhe se ata është dashur që me ambulancë të dërgohen në spital. Dëmet materiale janë të konsiderueshme si në autostradë ashtu edhe te vetura.

Kosovarit i është marrë patentë shoferi, kurse ende nuk është e qartë se si ka ardhur deri te ky aksident. Tashmë kanë nisur hetimet nga policia e kantonit të Aargaut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori